Potenciali luftarak i Forcave Ajrore ruse do të forcohet në mënytë të ndjeshme për llogari të pajisjes së tyre me teknikë të re moderne - gjuajtës, bombardues të vijës së parë të frontit, helikopterë.

Aty nga viti 2020 do të rritet numri i bazave ajrore të aviacionit ushtarak. Në Rusi do të krijohet gjithashtu edhe një grup tjetër pilotazhi suplementarisht atyre ekzistues “Strizhi” («Стрижи») dhe “Kreshnikët rusë” («Русские витязи»). Për këtë njëftoi në Moskë Kryekomandanti i Forcave Ajrore të Rusisë, Gjeneral-koloneli Aleksandër Zelin.

Në kuadër të programit shtetëror të armatimeve deri në vitin 2020 për Forcat Ajrore ruse do të blihen më tepër se 1000 helikopterë. Këta helikopterë rusë përkatësisht karakteristikave të veta taktike, teknike dhe nivelit të sigurisë superojnë analogët e tyre të prodhimit të firmave perëndimore.

Këtë vit ushtria do të pajiset me disa bombardues të rinj të vijës së parë të frontit të modelit Su-34. Përkatësisht mundësive të veta të manovrimit dhe zgjidhjes së detyrave ata janë shumë të afërt me avionët e aviacionit të largët. Su-34 është i aftë të fluturojë nga Moska në Vladivostok me dy mbushje me karburant në ajër dhe gjatë kësaj piloti nuk do të lodhet, sepse këta aeroplanë mund të fluturojnë në regjim autopilot.

Grupimi i ri i pilotazhit, që do të krijohet suplementarisht atyre ekzistues “Strizhi” («Стрижи») dhe “Kreshnikët rusë” («Русские витязи»), do të përbëhet nga avionë të lehtë, gjë kjo që hap mundësi të reja për asët rusë, mendon kryeredaktori i gazetës “Pasqyra e pavarur ushtarake” («Независимое военное обозрение») Viktor Litovkin:

- Amerikanët, francezët, anglezët, italianët fluturojnë jo me avionë luftarakë, por mësimorë, stërvitorë. Vetëm pilotët rusë fluturojnë me aeroplanët luftarakë Su-30 dhe MiG-29 - ata të grupeve të pilotazhit («Стрижи») dhe “Kreshnikët rusë” («Русские витязи»). Natyrisht, avionët rusë kanë pamje shumë më të bukur dhe duken më të fuqishëm. Dhe, në përgjithësi, avioni luftarak është gjithmonë më i mirë se ai mësimor. Por asët tanë nuk janë trajnuar për ngjyrosjen e qiellit me shirita gazi shumëngjyrësh. Ata të mrekullojnë, të impresionojnë me mjeshtërinë e tyre të lartë profesionale, manovrueshmërinë dhe fluturimin e sinkronizuar në grup. Ndërsa ngjyrosja e qiellit me shirita gazi në ngjyrat e flamurit rus, vizatimi i zemrave të shpuara nga shigjeta, gjëra këto që bëhen nga francezët dhe italianët, janë të vështira për aeroplanin luftarak dhe bile të rrezikshme.

Prandaj u morr vendimi që suplementarisht grupeve ekzistuese “Strizhi” («Стрижи») dhe “Kreshnikët rusë” («Русские витязи») të krijohet edhe një skuadron aeroplanësh mësimoro-luftarakë Yak-130.

0Kryekomandanti i Forcave Ajrore të Rusisë, Gjeneral-koloneli Aleksandër Zelin njoftoi se aty nga viti 2016 në Rusi do të prodhohet aeroplani AEW i ri ultra-modern A-100. Në të njëjtën kohë Aleksandër Zelin nuk përjashtoi edhe mundësinë e konstruktimit të aeroplanit në fjalë para këtij afati.

Oleg Nehai