Në Sallonin Ndërkombëtar të Aviacionit “MAKS-2011”, i cili do të funksionojë nga 16-21 gusht në qytetit Zhukovsk në periferitë e Moskës, një nga prodhuesit kryesorë botërorë të aeroplanëve - kompania Airbus - do të demonstrojë aeroplanin më të madh për pasagjerë në botë A380. Përveç kësaj, Airbus do të paraqesë edhe projektin konceptual të aeroplanit të së ardhmes.

0A380 do të demonstrohet në ekspozitën statike gjatë gjithë kohës së punës së Sallonit. Përveç kësaj, ai do të dalë çdo ditë me një program special fluturimesh demonstrative.