Raketëmbajtësja ruse “Sojuz” do të startojë më 20 tetor nga kozmodromi Kourou në Guiana Franceze, njoftuan në Agjencinë Federale Kozmike të Rusisë “Roskozmos”. Raketa do të nxjerrë në orbitë 2 satelitë evropianë të sistemit të navigacionit “Galileo”.

0Sipas fjalëve të zëdhënësit të “Roskozmos”, Rusia po përmbush me përpikëri kontratat në lidhje me projektin Kourou, të cilat parashikojnë shfrytëzimin e raketave ruse për nxjerrjen në kozmos të aparateve kozmike evropiane. Vendndodhja e kozmodromit në afërsi të ekuatorit e bën lëshimin e satelitëve më pak të kushtueshëm.