SHBA kërkuan që Kina të shpjegojë përse i duhet asaj aeroplanmbajtësja e vet. Uashingtoni do të pranojë çdo shpjegim, theksoi në një konferencë për shtyp të mërkurën Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit Victoria Noland. Sipas fjalëve të saj, Kina nuk është aq transparente sa vendet e tjera në aspektin e blerjeve ushtarake dhe buxhetit ushtarak. Dhe kjo shkakton shqetësim serioz tek SHBA.

0Aeroplanmbajtësja e parë kineze - kryqëzori i rikonstruktuar ish sovjetik “Variag” - në prag për herë të parë doli në det për provë lundrimi. Më pas ajo do të rikthehet në kantierin detar për përfundimin e punimeve të montazhit dhe mbas përfundimit të tyre do ti dorëzohet flotës.