Gjykata Zamoskvoreçie e Moskës po fillon seancat paraprake të dëgjimit të çështjes që ka të bëjë me padinë e ngritur nga Bashkimi i konsumatorëve të Rusisë kundër operatorit të telefonisë celulare Megafon në lidhje me rrjedhjen e SMS. Më 19 korrik motori i kërkimit (search engine) Yandex publikoi një listë prej disa mijëra mesazhesh të shkurtra të dërguara nga site Megafon si dhe numrat e personave të cilëve u adresoheshin mesazhet.

0Bashkimi i konsumatorëve e pa të arsyeshme të logjikojë se operatori i telefonisë celulare ka shkelur me këtë të drejtën e privatësisë së abonentëve dhe konfidencialitetin e mesazheve. Në rast se ai do të fitojë padinë, secili nga konsumatorët e prekur mund të drejtohet në gjykatë me kërkesën e kompensimit të dëmit të shkaktuar moral. Yandex është tërhequr në këtë çështje si palë e tretë.