Me kolapsin e dytë për tri ditët e fundit përfundoi të mërkurën punën e vet tregu i aksioneve i SHBA. Indeksi Dow Jones ra në New York Stock Exchange me pothuajse 4%. Indekset e NASDAQ dhe Standard & Poor’s gjithashtu u ulën me 4%.

Në prag Shërbimi Federal i Rezervave i SHBA njoftoi mbi vendimin për të ruajtur normën e kreditimit ndërbankar në nivel të ulët rekord. Si rezultat New York Stock Exchange arriti të rifitojë një pjesë të humbjeve të pësuara të hënën. E megjithatë, atmosfera e vazhdueshme mbizotëruese e papërcaktueshmërisë, pasigurisë në lidhje me perspektivat e ekonomisë amerikane nuk i lejoi tregut të vazhdojë rritjen.