Aeroplani i ri për pasagjerë i kompanisë ajrore amerikane Boeing - 787 Dreamliner - do të demonstrohet në Sallonin Ndërkombëtar të Aviacionit që pritet të hapet nga 16-21 gusht në qytetin Zhukovsk në periferitë e Moskës.

0Dreamliner u projektua me ndihmën e Qendrës moskovite të Konstruksionit të kompanisë Boeing, në të cilën punojnë më tepër se 1.200 inxhinierë rusë. Gjatë prodhimit të aeroplanit shfrytëzohen pjesë këmbimi e detale të prodhuara në Rusi. Falë përdorimit të teknologjive inovative avioni zotëron karakteristika të tilla si efektiviteti i lartë në shfrytëzim, efikasiteti në përdorimin e karburantit dhe niveli i lartë i komfortit për pasagjerët.