Në Rusi përfunduan me sukses testimet e fluturimit të satelitit të ri hidrometeorologjik “Elektro-L” («Электро-Л»). Siç njoftuan në Agjencinë Federale Kozmike të Federatës Ruse “Roskozmos”, sateliti i lëshuar në obitë në janar do tu lejojë specialistëve të vëzhgojnë ndryshimet klimatike në të gjithë territorin aziatik të Rusisë.

0Siç vunë në dukje në Qendrën Hidrometeorologjike të Rusisë, të dhënat satelitore janë shumë më informative për parashikimin e motit. Pas njëfarë kohe do të lëshohet edhe një satelit tjetër, i cili do të lejojë vëzhgimin e territorit evropian dhe zonës së Uraleve.