Autoritetet e Britanisë së Madhe po arrijnë gradualisht të rivendosin rendin në Londër dhe në qytete të tjera të mëdha të vendit.

Vërtet, vetë kryeqyteti si dhe periferitë e Manchester, Birmingham, Wolverhampton, Nottingham, Liverpool - lista e tyre mund të vazhdojë gjatë - aktualisht ngjasojnë me zonat e luftës. Kudo janë përforcuar masat e sigurisë. Është rritur numri i bashkëpunëtorëve të policisë nëpër rrugë. Në gatishmëri të plotë ndodhen repartet e destinacionit të posaçëm. Po bashkojnë radhët edhe vetë banorët britanikë. Kurse në shoqëri ka filluar debati i nxehtë në lidhje me shkaqet e shpërthimit të ngjarjeve në fjalë.

4 ditë pas fillimit të trazirave në rajonin Tottenham të Londrës kryeqyteti britanik vazhdon të jetojë me frikën e shpërthimit të trazirave të reja. Duke parë pafuqinë e policisë, banorët e shumë lagjeve filluan të krijojnë grupe vullnetare popullore dhe të patrullojnë lagjet duke dëbuar prej andej rrugaçët (huliganët), tregoi për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” ish deputeti i Parlamentit britanik nga Partia Konservatore, gazetari Matthew Parris:

-  Në Londër policia arriti të rivendosë kontrollin ndaj situatës, të cilin ata e humbën më parë. Në qytetet e tjera të vendit është ende shpejt të flitet për normalizimin e situatës. Në rajonin e Londrës Princeston, ku jetoj unë, aziatët, myslimanët, hebrenjtë u bashkuan me qëllim të dëbimit të rebelëve. Por unë jam i bindur se askush në Angli nuk mendon se këto protesta ishin të motivuara politikisht. Shumica e kupton për mrekulli se trazirat u organizuan prej të rinjve nga shtresat e varfra të shoqërisë, të cilët nuk kanë shpresa apo perspektiva në jetë.

Shumë analistë politikë paralajmërojnë: se protestat do të çojnë në një krizë sociale afatgjatë dhe se do të kenë pasoja mjaft serioze. Ngjarjet që ndodhën në Londër tashmë i ndanë banorët në ata, që e krijuan vetë biznesin e tyre, që kanë blerë shtëpi dhe janë të gatshëm për ta mbrojtur atë, dhe në rininë e varfër. Fëmijët e emigrantëve apo banorëve të varfër vendas janë të detyruar të jetojnë me asistencat (përfitimet) sociale. Shumica e tyre nuk kanë punuar kurrë në përgjithësi, në rastin më të mirë ata janë vetëm me arsim të mesëm. Ndërkohë që të gjithë duan të jetojnë mirë, thotë Drejtori i përgjithshëm i Këshillit rus për Strategjinë Kombëtare Valeri Homiakov:

- Sigurisht, tani mund të pritet shtrëngimi i legjislacionit të imigracionit. Por edhe policia, në fakt, mund të vepronte në mënyrë më të rreptë, më të ashpër kundër pjesëmarrësve të trazirave, të cilët injorojnë rregullat dhe ligjet e vendit në të cilin jetojnë, ku ata kanë gjetur strehim, ku i mbajnë duke u dhënë asistenca sociale. Natyrisht ky është një problem pan-evropian. Ky nuk është problem vetëm i Norvegjisë, Britanisë së Madhe apo Francës, ku kanë ndodhur gjithashtu ngjarje të tilla. Unë mendoj se BE duhet të mendojë seriozisht se si të veprojnë në mënyrë të tillë që nga njëra anë të mos shkelë fort të drejtat e njeriut, ndërsa nga ana tjetër të mund të mbrojë qytetarët e vet.

0Analistët politikë jo krejt rastësisht përmendin Norvegjinë, e cila pak kohë më parë përjetoi tragjedinë e iniciuar nga terroristi Breivik. Sepse ai gjithashtu nuk i onepste dot emigrantët dhe kundërshtonte politikën e kulturalizmit. Ia vlen të përmendet në këtë rast edhe ai fakt, se pikërisht Kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron ishte i pari në BE që deklaroi mbi disfatën e politikës së  integrimit të të ardhurve. Dhe ja tani shoqëria po korr frytet e hidhura të kësaj politike të gabuar dhe po përballet me pasojat negative të krizës ekonomike globale, për shkak të së cilës u shkurtuan në mënyrë të ndjeshme shpenzimet sociale.

Polina Romanova, Ekaterina Shmelova