Tërmeti dhe cunami që tronditën Japoninë në mars të këtij viti ushtruan ndikim të ndjeshëm edhe në Antarktidë. Kjo u bë e qartë pas marrjes nga Agjencia Hapësinore Amerikane NASA të fotografive të bëra nga sateliti i saj. Në to vërehet se si dallgët, duke u përplasur me furi pas shelfit akullnajor, kanë shkëputur prej tij ajsbergë shumë të mëdhenj.

0Siç supozojnë specialistët dallgët, që përshkuan më tepër se 13.000 kilometra rrugë, duhej të ishin me lartësi jo më të madhe se 30 centimetra. Kjo megjithatë doli e mjaftueshme për shkëputjen e copave të akullta gjigante nga shelfi. Më e madhja prej tyre mund të krahasohet për nga sipërfaqja e vet me rajonin Manhattan të Nju Jorkut.