Koreja e Veriut të mërkurën hapi zjarr me artileri në drejtim të ishullit të Koresë së Jugut Yonphendo (Yeonpyeong) në kuadër të manovrave të veta ushtarake.

Siç njofton Agjencia Reuters, me referim tek mediat e Koresë së Jugut, tani për tani është e paqartë nëse kanë rënë vallë predha në ujërat territoriale të Koresë së Jugut. Pas të shtënave me artileri nga ana e Republikës Popullore Demokratike të Koresë Koreja e Jugut hapi zjarr kundërpërgjigjeje.

0Në Ministrinë e Mbrojtjes të Koresë së Jugut refuzuan ti komentojnë këto njoftime.