Tregtia e mëngjesit në bursat aziatike përfundoi sot me një rritje të ndjeshme të kuotimeve (çmimeve). Në Stock Exchange të Tokios indeksi Nikkey, i cili reflekton kursin e aksioneve të 225 kompanive kryesore të vendit, u rrit me 1,15%.

0Rritje e konsiderueshme u vu re në Hong Kong, Shanghai dhe në bursat e Koresë. Në përmirësimin e situatës ndikuan rezultatet e tregtimit të ditës së martë në tregjet e aksioneve të SHBA. Ato e përfunduan punën me rritje të kuotimeve, të cilën e stimuloi vendimi i Sistemit Federal të Rezervave të SHBA për të ruajtur normën bazë të interesit në nivelin minimal - nga 0-0,25% deri në mes të vitit 2013. Në këtë sfond sot për herë të parë në tri ditët e fundit u rritën çmimet botërore të naftës.