Aeroplanmbajtësja e parë kineze - ish kryqëzori i transformuar aeroplanmbajtës sovjetik  “Variag” - për herë të parë doli në det për provë lundrimi. Dalja e saj e parë në det do të jetë kohëshkurtër. Pastaj anija do të kthehet sërish në kantjerin detar për zhvillimin e punimeve të montazhit dhe atyre testuese.

0Kryqëzori sovjetik “Variag” iu shit Kinës nga Ukraina në vitin 1998. Në vitin 2005 filloi puna për rikonstruktimin, ripajisjen e tij. Aeroplanmbajtëses deri tani nuk i është dhënë ndonjë emër kinez, prandaj në mjetet e informimit masiv atë vazhdojnë ta quajnë akoma “Variag”.