Stërvitjet e dyta të përbashkëta ushtarake ruso-amerikano-kanadeze “Vigilant Eagle”, të cilat u zhvilluan nga 7-9 gusht në hapësirat ajrore të Rusisë dhe SHBA, janë jashtëzakonisht efektive dhe duhen vazhduar edhe në të ardhmen. Për këtë deklaruan në Komandën e Bashkuar amerikano-kanadeze të Mbrojtjes Aero-Kozmike të Amerikës së Veriut (NORAD), njësitë e së cilës morrën pjesë në manovrat ushtarake në fjalë.

0Faza aktive e manovrave u përbë nga 2 etapa të veprimeve të përbashkëta të pilotëve ushtarakë dhe shërbimeve tokësore të Forcave Ajrore të Rusisë dhe NORAD. Ato zhvilluan operacionin për kërkimin, pikasjen dhe uljen e detyruar të aeroplanëve me pasagjerë “Boeing-757” dhe IL-62, që po kryenin fluturime ndërkombëtare.