Qendër e re e trazirave të rrugëve që kanë përfshirë aktualisht Britaninë e Madhe natën e kaluar u bë Manchester. Kjo ndodhi pas nisjes për në kryeqytetin britanik të oficerëve nga 30 departamentet e policisë rajonale. Për patrullim në Londër janë përfshirë 16.000 ruajtës të rendit në vend të 6.000 të zakonshëm. Kështu, kontrolli në qytetet provinciale u dobësua në mënyrë të ndjeshme, gjë kjo gjë dhe u shfrytëzua nga banditët dhe pogrom-bërësit.

0Tejet “të preferueshme” janë për ta dyqanet me veshje të modës, të firmave të njohura, si dhe magazinat e këpucëve. Sapo shohin policinë ata ua mbathin këmbëve. Kurse policët të pajisur me kaska në kokë, shkopinj gome dhe mburoja në duar, thjesht, nuk mund ti arrijnë e ti kapin dot shkaktarët e trazirave.