Helikopteri i ri i lehtë rus “Berkut VL” («Беркут ВЛ») do të paraqitet në Sallonin Ndërkombëtar të Aviacionit “MAKS-2011”, i cili do të zhvillohet nga 16-21 gusht në qytetin periferik të Moskës - Zhukovsk.

0“Berkut VL” («Беркут ВЛ») është një helikopter komercial dy-vendësh me këto karakteristika: pesha rreth 740 kilogramë, kapaciteti -147 kuaj-fuqi, shpejtësia 174 km/orë dhe distanca e fluturimit 380 kilometra.