Në Lindjen e Largët të Rusisë përfundoi etapa aktive e stërvitjeve të përbashkëta anti-terroriste “Vigilant Eagle-2011”.

Partnerët nga Rusia, SHBA dhe Kanadaja shkëmbyen përvojat në luftën kundër kriminelëve dhe realizuan me sukses të plotë planin e veprimeve për detyrimin e terroristëve që kanë kapur avionin për ulje. Më hollësisht për këto stërvitje të përbashkëta ushtarake tregon korrespondenti special i Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Denis Vinogradov:

- Sipas skenarit të stërvitjeve, aeroplani amerikan me pasagjerë në bord “Boeing-757” i kapur në mënyrë konvencionale nga terroristët, i cili po fluturon sipas itinerarit Anchorage-Tokio, nuk i përgjigjet kërkesave të dispeçerave dhe ndryshoi drejtimin e fluturimit të vet të zakonshëm në tentativë për të dalë nga hapësira ajrore e vendit të vet. Në këtë situatë Forcat Ushtarako-Ajrore të Federatës Ruse ngrenë në qiell aeroplanin A-50 të pajisur me sistem radiolokacioni zbulimi me rreze të largët veprimi (AEW). Ai udhëzon dy gjuajtësit Su-27, që ndodhen tashmë në ajër, dhe me ndihmën e tyre aeroplani i kapur në mënyrë konvencionale nga terroristët i dorëzohet Forcave Ajrore të SHBA për identifikim, shoqërim të mëtejshëm dhe ulje në territorin amerikan.

Më pas po i njëjti skenar u realizua me kapjen konvencionale nga terroristët  të aeroplanit me pasagjerë IL-62 në hapësirën ajrore të Rusisë.

Në konferencën përfundimtare për shtyp drejtuesit e etapës praktike të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, respektivisht Shefi i Trupave të Mbrojtjes Ajrore dhe Aviacionit të Qarkut Lindor Ushtarak të Federatës Ruse, Gjeneral-majori i Sergei Zhmurin dhe Gjenerali Brigadës i SHBA Richard Scobee treguan, se gjatë kësaj etape vemendja kryesore u fokusua në ndjekjen e përbashkët dhe dorëzimin e aeroplanit të kapur në mënyrë konvencionale nga terroristët shërbimeve përkatëse të përfshira në operacionin e vendeve. Kjo është një punë mjaft e vështirë për shkak se sistemet e ndjekjes, udhëzimit dhe transmetimit të të dhënave të aeroplanëve janë të ndryshme. Specialistëve iu desh ti përshtasin ato në ndonjëfarë mënyre me qëllim që në rast kërcënimi real terrorist sistemet e mbrojtjes ajrore të vendeve të ndryshme të mund të operojnë në koordinim të plotë, pa probleme teknike e disfunksionime.

0Të gjithë mbetën të kënaqur nga rezultatet e operacionit. Qëllimet dhe objektivat e stërvitjeve të përbashkëta u plotësuan, ndërveprimi i palëve në këto stërvitje u arrit. Barrierë gjuhësore nuk pati në to.

Denis Vinogradov, Inessa Frollova