Rusia i bën thirrje OKB-së, NATO-s dhe BE për parandalimin e përpjekjeve të Prishtinës për ti nënshtruar vetes me përdorimin e forcës rajonet serbe të Kosovës. Për këtë deklaroi të martën Zëdhënësi i MPJ të Rusisë Aleksandër Llukasheviç.

0“Ne nuk mund të injorojmë shqetësimet e shprehura nga popullsia e komunave veriore të Kosovës, e cila, për forcë të ekzistencës së përvojës së vet të hidhur, nuk ka besim në premtimet e autoriteteve shqiptare të Kosovës. Për fat të keq, është shumë i madh propabiliteti i asaj, që pavarësisht nga obligimi i fiksuar në marrëveshjen e 5 gushtit për tu përmbajtur në të ardhmen nga veprimet ushtarake, Prishtina nuk do ti rezistojë dot tundimit për ti nënshtruar vetes me forcë rajonet serbe të Kosovës”, - deklaroi Aleksandër Llukasheviç.