Ekipi përfaqësues i Rusisë fitoi 17 medalje ari, 8 medalje argjendi dhe 8 bronzi në Kampionatin Botëror të Notit me lopatëza (flippers), i cili po zhvillohet në Hungari, duke zënë vendin e parë në kualifikimin e përgjithshëm ekipor.

0Siç njofton Agjencia RIA Lajmet, heroi i vërtetë i Kampionatit u bë Pavel Kabanov, i cili i siguroi ekipit rus 5 medalje ari. Ndërkohë, duhet thënë, se në disiplinën “zhytje me lopatëza” në distancën 50 metra ai theu rekord të ri botëror. Aleksandër Ivanec fitoi 3 medalje ari, Vitali Simonov - 2. Ekipi përfaqësues i Rusisë arriti një rezultat të tillë për herë të parë që nga koha e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.