Çmimet e naftës në tregjet botërore ranë të hënën deri në 5-6% dhe po vazhdojnë të bien akoma për shkak të frikës së kreditorëve të lidhur me gjendjen e ekonomisë amerikane.

Sot në mëngjes në tregtinë elektronike në New York City çmimi i kontratave për furnizimin e naftës së papërpunuar të markës WTI (Light Sweet Crude Oil) në muajin shtator ra deri në 77,6 $ për fuçi. Në bursën e Londrës një fuçi nafte e Detit të Veriut e përzierjes Brent ra deri në nivelin 99,9 $.

0Për dy ditët e fundit çmimi i “arit të zi” ra mesatarisht me 12%, treguesi më i fortë i rënies ky që nga janari i vitit 2009.