Një seri e tërë tronditjesh ekonomike, problemet me borxhet e vendeve të Bashkimit Evropian, rreziku kërcënues i default të SHBA, ngadalësimi i rritjes së GDP botërore - të gjitha këto gjeneruan debatet midis ekspertëve mbi krizën e re ekonomike. Analistët rusë në intervistën dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” parashtruan parashikimet e veta.

Ndërsa fantazmat e default fillimisht në Greqi, më pas në SHBA, kurse tani në Itali, Spanjë dhe vende të tjera të BE kanë pushtuar ethshëm mendjet e spekullatorëve të bursave, në qarqet e ekonomistëve kanë plasur debate të nxehta. Modelet ekonomike, formulat dhe skemat e përpunuara nga shkencëtarët në shekullin e XX po fillojnë të disfunksionojnë, po dështojnë në të vërtetë. Autoriteti ekonomik i Evropës është vënë aktualisht nën pikëpyetje të madhe, SHBA duket fare qartë se nuk i shtrijnë aspak këmbët sipas jorganit të vet, ndërsa qendrat e mëparshme financiare të tilla si Frankfurt-am-Main, Parisi, Londra, Nju Jorku po dorëzojnë tashmë pozitat e veta.

Një qendër e re ndikimi mund dhe duhet të bëhet Kina, shprehet me bindje të plotë analisti i Grupit Financiar “Kalita-Finans” Aleksei Viazovski:

- Kina mund të bëhet plotësisht lidere botërore, por, sigurisht, vetëm në qoftë se do të rivlerësojë fillimisht juan (dmth., ta zgjidhë juan nga dollari). Aktualisht juan është i lidhur fort, rreptësisht me dollarin dhe prandaj nuk mund të bëhet monedhë botërore rezervë. Për arritjen e këtij qëllimi juan duhet të lëshohet, si i thonë fjalës, në “lundrim të lirë” dhe të bëhet lirisht i konvertueshëm. Por duhet zhvilluar njëkohësisht me këtë edhe tregu i brendshëm i borxhit shtetëror. Atëhere investitorët do të joshen nga obligacionet shtetërore të Kinës e do të fillojnë blejnë gjatë kësaj juanë dhe atëhere Kina mund të zerë vendin e lideres botërore.

Ndërsa ekonomisti dhe Presidenti i kompanisë konsulente “NEOKON” Mihaill Hazin parashikon kolapsin (falimentimin) e modelit ekonomik aktual global të rritjes së ekonomive të brendshme për llogari të fluksit të kredive nga jashtë:

- Këtij modeli i ka ardhur me të vërtetë fundi. Teorikisht ndoshta ekzistojnë ndofarë modelesh alternative. Askush tani për tani nuk e di se ç’pamje do të kenë ato. Por problemi kryesor konsiston në atë, se për shkak të modelit të kredive ekonominë e fluturuan në stratosferë. Dhe tani ne na pret ulja mjaft e vështirë, e rëndë në tokë.

0Tani për tani Perëndimi po përpiqet të qëndrojë në sipërfaqe (ti shpëtojë fundosjes). Për shembull, Presidenti i SHBA Barack Obama deklaroi të hënën, se në një kohë të afërt do ti paraqesë Kongresit propozimet për reduksimin e deficitit buxhetor të vendit. Kjo është deklarata e parë e Kreut të Shtëpisë së Bardhë pas uljes nga

0Agjencia Standart & Poor’s

0 të klasifikimit (rating) të kredive të SHBA nga ai maksimal “AAA”  deri në “AA+”. Ndërkaq, duhet thënë, se iniciativa e Obamas nuk ka gjasa të bëjë ndonjë efekt të madh. Sipas parashikimeve, vitin aktual financiar SHBA do ta përfundojnë me një deficit buxhetor në gjysmë trilion dollarë.

Polina Romanova