Tregtimi i mëngjesit në bursën e Tokios (Tokyo Stock Exchange) përfundoi sot me një rënie shumë të ndjeshme të kuotimeve kryesore. Indeksi kryesor Nikkey Stock Average në Japoni, i cili reflekton kursin e aksioneve të 225 kompanive më të rëndësishme të vendit, ra me 1,68%. Aksionet e shumicës së pjesëmarrësve (ofertuesve) të tregjeve kanë pësuar humbje serioze në çmim.

0Me minus 7% u hapën sot platformat e bursave të aksioneve të Hong Kongut. Kuotimet po bien në mënyrë drastike nën ndikimin e tregtisë në tregjet e SHBA, ku të hënën u fiksua një rënie e theksuar e treguesve, kurse indeksi Dow Jones përjetoi tashmë rënien e 6-të, më të madhen në gjithë historinë e ekzistencës së vet.