Pikësynim i rëndësishëm i përbashkët i Rusisë dhe BE është vendosja e regjimit pa viza midis tyre. Për këtë deklaroi në intervistën e vet dhënë Agjencisë ITAR-TASS Kryeministri i Finlandës Jyrki Katainen në vigjilje të vizitës së vet të parë të punës në Federatën Ruse. Sipas mendimit të tij, “lehtësimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve mes Rusisë dhe BE do të zgjerojë si kontaktet midis njerëzve, ashtu dhe bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar”.

0Kryetari i Qeverisë së Finlandës vuri në dukje se BE dhe Rusia po diskutojnë edhe problemet e bashkëpunimit në sferën e politikës së jashtme dhe atë të forcimit të sigurisë, për shembull, në menaxhimin e krizave.