Salloni Ndërkombëtar i Aviacionit “MAKS-2011”, i cili do të hapet nga 16-21 gusht në qytetit periferik të Moskës - Zhukovsk, dallohet për programin e vet jashtëzakonisht të pasur të fluturimeve.

Në “MAKS-2011” do të debutojnë grupet e famshme të pilotazhit “Kreshnikët Rusë” («Русские Витязи»), “Strizhi” («Стрижи»), “Rusia” («Русь»), “Sokolët e Rusisë” («Соколы России»). Do të kryejnë fluturime demostrative edhe grupet e pilotazhit nga SHBA, Franca dhe Italia.

0Në programin e fluturimeve do të marrë pjesë edhe grupi i pilotazhit “Baltic Bees”, i cili do të përdorë aeroplanët e prodhimit çek L-39C “Albatros”. Forcat Ushtarako-Ajrore të Francës do të demonstrojnë në programin e fluturimit avionët gjuajtës “Rafael”, kurse Forcat Ushtarako-Ajrore të Italisë - aeroplanin e vetëm transportues në botën C-27, i cili kryen figura të pilotazhit të lartë.