Anija e madhe e desantit e Flotës së Detit të Zi të Rusisë “Cezar Kunikov” doli nga porti i Sevastopolit dhe u nis për pjesëmarrje në stërvitjet ndërkombëtare të shteteve të rajonit të Detit të Zi “BLACKSEAFOR”.

0Më 13 gusht në portin Novorossijsk do të zhvillohet ceremonia e transferimit të komandës së “BLACKSEAFOR” nga përfaqësuesi i Forcave Ushtarako-Detare të Rumanisë tek pala ruse. Anije kryesuese e “BLACKSEAFOR” është caktuar “Cezar Kunikov”. Në bordin e saj do të vendoset shtabi i bashkimit ndërkombëtar. Faza detare e stërvitjeve ushtarake është caktuar për datën 16 gusht. Planifikohet që anijet e “BLACKSEAFOR”, gjatë realizimit të detyrave të shtruara përpara tyre në det, të vizitojnë portin turk Trabzon dhe portin bullgar Varna.