Aeroplani An-24 i kompanisë ruse “IrAero” bëri sot në mëngjes një ulje emergjente në aeroportin Bllagoveshensk (Lindje e Largët e Rusisë).

Aeroplani doli jashtë pistës së uljeve dhe fluturimeve dhe si rezultat atij iu shkëput krahu i majtë, pajisja e uljes dhe iu dëmtua motori. Siç njoftuan në Ministrinë e Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ), avioni devijoi nga kursi i fluturimit për shkak të dukshmërisë së dobët dhe erës së fortë.

0Në bordin e tij ndodheshin 36 persona, 12 prej tyre pësuan trauma të ndryshme, duke përfshirë edhe komandantin e aeroplanit, inxhinierin e bordit dhe pilotin e dytë. Ndër pasagjerët e dëmtuar është edhe një fëmijë 3-vjeçar. Të gjithë të traumatizuarit janë shtruar tashmë në spital.