Vendimi i gjykatës ukrainase për të mos i ndryshuar Kryeministres së vendit Julia Timoshenko masën e dënimit të përkohshëm me paraburgim shkaktoi një valë të fuqishme protestash në vetë Ukrainë si dhe shqetësim serioz jashtë kufijve të vendit. Godina e gjykatës është rrethuar nga dhjetra ushtarakë të repartit të destinacionit të posaçëm. Autoritetet ia kanë frikën vendimit të mbështetësve të Partisë “Atdheu” (“Batkivshina”) Julia Timoshenkos për ta liruar me forcë lideren e vet.

Julia Timoshenko akuzohet për abuzim me plotfuqishmëritë e veta në postin e kryetares së qeverisë gjatë nënshkrimit të kontratave me Rusinë për furnizimet e gazit në Ukrainë në janar të vitit 2009.

Timoshenko është e gatshme për të luftuar. Ajo thekson se nuk do ti kërkojë asgjë gjykatës. Por edhe kërkesat tradicionale të tilla si, për shembull, “Ngrihuni në këmbë, po zhvillohet seanca gjyqësore”, ka ndërmend ti injorojë. Ajo i lidh të gjitha shpresat me Gjyqin e Perëndisë, me “zgjimin”, ndërgjegjësimin e popullit ukrainas dhe Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Por, me sa duket nga të gjitha, në ndihmën aktive nga ana e Perëndimit ish Kryeministrja nuk mund të shpresojë. Grindja me Presidentin aktual të Ukrainës Viktor Janukoviç nuk hyn aspak në planet e Perëndimit, mendon eksperti i Këshillit Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë Aleksandër Rar:

- Të gjithë e dinë tashmë fort mirë se Julia Timoshenko nuk është e shenjtë. Ajo është përfshirë në aktiviteteve korruptive në vitet 1990. Nuk është sekret për askënd se gjatë drejtimit të Presidentit Leonid Kuçma atë deshën ta dënonin me burgim për këtë. Por edhe në postin e Kryeministres aktiviteti i saj nuk ka qenë po ashtu fort i pastër. Në Perëndim këtë e kanë vërejtur gjithashtu. Kështu që ka çështje në lidhje me të cilat ajo mund të gjykohet me plot të drejtë. Por në rastin konkret problemi konsiston në diçka tjetër. Liderja e opozitës ka një imunitet të caktuar politik. Dhe kur fillojnë ta përndjekin atë menjëherë pas fitores së rivalit të saj në zgjedhjet presidenciale, e gjithë kjo nuk është aspak etike për nga pikëpamja e respektimit të standarteve demokratike. Por unë nuk mendoj megjithatë se tani do të prishen për këtë arsye marrëdhëniet diplomatike me Ukrainën. Nuk do të ketë, sigurisht, as kurrfarë sanksionesh kundër saj. Për Perëndimin është shumë e rëndësishme tani të përfundojë me Ukrainën marrëveshjen mbi zonën ekonomike të tregtisë së lirë. Ky është prioriteti kryesor në marrëdhëniet me Ukrainën. Dhe ky projekt do të realizohet me Presidenti Viktor Janukoviç pavarësisht se çfarë të do të ndodhë me Timoshenkon.

0Ekspertët e huaj janë mëse të bindur, se mënyra e vetme për ta dënuar Julia Timoshenkon, pa shkaktuar gjatë kësaj një breshëri kritikash nga ana e Perëndimit, është zhvillimi i gjyqit maksimalisht transparent, profesional dhe të paanshëm ndaj saj. Pikërisht për këtë dhe i bën thirrje Ukrainës Rusia. Në të njëjtën kohë në Moskë venë në dukje, se kontratat e gazit të janarit të vitit 2009 u përfunduan në përputhje të plotë me legjislacionet e Ukrainës dhe Rusisë dhe me miratimin e presidentëve të të dy vendeve.

Inessa Frollova