Gjykata e rrethit Peçorski në Kiev nuk ndryshoi masën penale (për kufizimin e përkohshëm të të drejtave të individit) të marrë ndaj ish Kryeministres ukrainase Julia Timoshenko.

Ajo do të vazhdojë të mbetet nën arrest, në paraburgim. Gjykatësi refuzoi kërkesën e avokatit të së pandehurës për zëvendësimin e masës me paraburgim me mbajtjen e saj nën arrest shtëpiak.

0Timoshenko u arrestua të premten e kaluar gjatë procesit gjyqësor në lidhje me çëshjen e “gazit”. Ajo akuzohet për abuzim me plotfuqishmëritë e veta në postin e kryetares së qeverisë gjatë nënshkrimit të kontratave me Rusinë për furnizimet e gazit në Ukrainë në vitin 2009. MPJ e Rusisë shprehu shpresën se gjyqi ndaj Julia Timoshenko do të jetë i drejtë dhe i paanshëm, duke theksuar se kontratat e gazit në vitin 2009 u përfunduan në përputhje të plotë me legjislacionet e të dy vendeve.