Sot në Lindjen e Largët të Rusisë filloi faza praktike e stërvitjeve ushtarake ndërkombëtare anti-terroriste “Vigilant Eagle”. Në to marrin pjesë Rusia, SHBA dhe Kanadaja.

Për plotësimin e detyrave të shtruara do të përfshihen avionët e pajisur me sisteme radiolokacioni zbulimi me rreze të largët veprimi, aeroplanët e furnizimit me karburant dhe aviacioni gjuajtës.

0Sipas skenarit të stërvitjeve ushtarake janë kapur dy aeroplanë: rus dhe amerikan. Avionët gjuajtës të tre vendeve të sipërpërmendura duhet ti detyrojnë “terroristët” për të ndërmarrë uljen e detyruar në tokë në aerodromë të përgatitur posaçërisht, ku ata do të neutralizohen prej forcave speciale.