Çmimi i arit në bursën e Hong Kongut vazhdoi të rritet gjatë tregtimit elektronik të së hënës.

0Rekordi i ri u fiksua në treguesin 1704,9 $ për 1 ons (ounce troy). Kërkesa për metalin e çmuar mbështetet nga shqetësimet serioze të lidhura me recesionin e tregjeve financiare botërore pas uljes më 5 gusht prej Agjencisë S&P të klasifikimit (ratings) të kredive të SHBA.