Dhjetra autobusë të milicisë me ushtarakë të repartit të destinacionit të posaçëm bllokuan godinën e Gjykatës së rrethit Peçorski në Kiev, ku sot do të rifillojë procesi gjyqësor në lidhje me çështjen e Julia Timoshenkos.

Ish-Kryeministrja e Ukrainës akuzohet për abuzim me plotfuqishmëritë e veta në postin e kryetares së qeverisë gjatë nënshkrimit të kontratave të gazit me Rusinë në viti 2009.

Partia e Julia Timoshenkos “Atdheu” (“Batkivshina”) u bëri thirrje mbështetësve të saj për tu mbledhur sot në mëngjes në hyrje të godinës së gjykatës, pavarësisht nga ndalimi i zhvillimit të aksioneve masive të protestës në këtë rajon prej autoriteteve të vendit. Julia Timoshenko u arrestua më 5 gusht mbi bazë të akuzës “Shpërfillje ndaj gjykatës”.