Një rënie tjetër e madhe e kuotimeve tronditi sot bursën e aksioneve (Stock Exchange) të Hong Kong-ut në sfondin e uljes së klasifikimit të kredive të SHBA.

Në përfundim të tregjeve të mëngjesit indeksi Hang Seng ra me 4%. Si përfundim indikatori i të ashtuquajturave “Blue chips” ra deri në treguesin 20100 pikë - më i ulëti që nga maji i vitit të kaluar.

Investitorët i druhen fort asaj, se problemet e SHBA dhe Eurozonës do të ndikojnë në ekonominë globale. Rënia drastike e kuotimeve në bursën e Hong Kong-ut filloi që të premten e kaluar, kur indeksi Hang Seng për 1 ditë ra me 4,9% nën ndikimin e rënies së fuqishme në bursat e letrave me vlerë të SHBA dhe Evropës.