Anija ruse me vela “Palada” sot do të largohet nga porti kanadez Victoria dhe do të marrë kursin drejt Seattle amerikan. Gjatë kohës së qëndrimit në Victoria marinarët rusë vendosën kurora me lule në memorialin vendas të veteranëve të luftës dhe vizituan vendet më interesante historike dhe kulturore të qytetit.

Në “Palada” u zhvillua edhe “dita e dyerve të hapura”: të gjithë ata që dëshironin patën mundësinë të bënin një ekskursion në anijen ruse dhe të njihen me ekspozitat e hapura në bordin e anijes - “Historia e Amerikës Ruse” dhe “Arritjet e Kozmonautikës Ruse”.

0Ekspedita e fregatës “Palada” startoi më 1 korrik. Ajo i dedikohet 270-vjetorit të zbulimit të Amerikës Ruse prej marinarëve rusë dhe 50-vjetorit të fluturimit të Juri Gagarinit në kozmos.