Gjykata e Kievit arrestoi ish-Kryeministren e Ukrainës Julia Timoshenko. Arrestimin e Timoshenkos e kërkoi përfaqësuesi i prokurorisë publike, i indinjuar nga tentativat e saj për të penguar zhvillimin e procesit gjyqësor.

Gjykata e pa të arsyeshme të konkludojë se i konsumoi të gjitha masat e mundshme të ndikimit në sjelljen e saj dhe deklaroi se Timoshenko pengon vendosjen e drejtësisë në çështjen gjyqësore në shqyrtim dhe se nuk respekton normat procesuale.

0Para kësaj ndaj Julia Timoshenko, e cila akuzohet për shpërdorim, tejkalim të plotfuqishmërive të veta gjatë përfundimit të kontratës për furnizimet e gazit rus në kohën kur qe kryeministre e Ukrainës, ishte aplikuar masa parandaluese në formën e arrestit shtëpiak.