Ministria e Ekonomisë e Rusisë nuk parashikon përsëritje të krizës së vitit 2008. Zëdhënësi i saj deklaroi në një konferencë për shtyp në Moskë se situata në platformat tregtare të SHBA nuk përbën rrezik kërcënues për ekonominë botërore.

0Sipas fjalëve të përfaqësuesit të Ministrisë së Ekonomisë të Rusisë, vala e dytë e krizës nuk ka se nga të vijë. Nuk ka kurrfarë kolapsi, bankat funksionojnë normalisht, kompanitë nuk kanë falimentuar. Bile dhe problemet e borxheve të BE nuk mundën të provokojnë shpërthimin e një krize të re. “Nuk arrij ta kuptoj se nga vijnë parashikime të tilla pesimiste”, - konkludoi zyrtari rus.