Sot Agjencia NASA do të nisë drejt Jupiterit stacionin automatik ndërplanetar Juno.

Ai duhet të vëzhgojë përmes shtresës jashtëzakonisht të dendur të reve që mbëshjellin Jupiterin dhe të transmetojë në Tokë informacionin, i cili do të ndihmojë shkencëtarët për të kuptuar më mirë proceset e formimit të planetit më të madh të Sistemit Diellor. Në orbitën e Jupiterit stacioni do të mund të dalë në korrik të vitit 2016, duke përshkuar për këtë kohë 2.800 milionë kilometra.

0Shkencëtarët janë të interesuar të studiojnë fushën magnetike të planetit si dhe të verifikojnë hipotezën e ekzistencës së boshtit të ngurtë të Jupiterit. Përveç kësaj, Juno duhet të merret edhe me studimin e atmosferës së gjigandit të gaztë.