Aleanca e Atlantikut të Veriut planifikon ndërmarrjen e operacionit ushtarak kundër Sirisë, mendon Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin. Ai deklaroi për këtë në intervistën e vet dhënë gazetës ruse “Izvestia”.

0Sipas fjalëve të Rogozinit, Rusia “duke parashikuar, se në këtë vend do të ndodhë një keqinterpretim po i tillë i rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të pengojë zhvillimin e ngjarjeve me përdorimin e forcës ushtarake”. Në Siri që nga marsi nuk po reshtin demonstratat masive me kërkesat për dorëheqjen e Presidentit Bashar Al Assad dhe zhvillimin e reformave politike në vend.