Me rënien rekord të kuotimeve përfundoi të enjten tregtimi në bursat e aksioneve të SHBA. Sipas përfundimeve të tregtimit në New York Stock Exchange treguesi kryesor i aktivitetit të biznesit në vend indeksi Dow Jones Industrial Average ra në më shumë se 4%. Një rënie të tillë të këtij treguesi nuk ka patur që nga prilli i vitit 2000.

0Shkak kryesor i dinamikës negative të tregut të letrave me vlerë të SHBA u bënë shqetësimet e investitorëve në lidhje me perspektivat e ekonomisë botërore. Shfaqjen e prirjeve pesimiste e stimuloi edhe informacioni aspak ngushëllues i ditës së enjte mbi nivelin e papunësisë në SHBA.