Më 16 gusht në qytetin Zhukovsk në periferitë e Moskës do të hapet Salloni Ndërkombëtar i Aviacionit “MAKS-2011”. Qëllimi kryesor i zhvillimit të tij është demonstrimi i teknologjive të larta ruse dhe atraktivitetit të tregut të brendshëm të Rusisë për realizimin e projekteve të përbashkëta me partnerët e huaj.

0Nga Rusia në këtë Sallon do të marrin pjesë konstruktues e prodhues të tillë të aeroplanëve si “Tupolev”, “IL”, “Kamov” etj, ndërsa nga pjesëmarrësit e huaj - “Airbus”, “Aircraft Industries”, “Boeing Company” si dhe shumë të tjera. Në këtë ekspozitë të madhe ndërkombëtare do të demonstrohen helikoperë, avionë të papilotuar si dhe aeroplanë historikë.