Aerodromin e kohërave të Luftës së Dytë Botërore do të kenë mundësi ta shikojnë vizitorët e Sallonit Ndërkombëtar të Aviacionit “MAKS-2011”, i cili do të hapet më 16 gusht në qytetin Zhukovsk në periferitë e Moskës.

Organizatorët premtojnë gjithashtu demonstrimin e fluturimeve të avionëve të atyre viteve - gjuajtësve I-15 bis, Po-2 dhe MiG-3.

0Përveç kësaj, në terren do të ekspozohen 2 tanke T-60, automobilat e tipit GAZ-AA, armatimet kundërajrore. Vitin e kaluar në aerodromin në Zhukovsk ka funksionuar edhe poligoni me pengesa artificiale, ku vizitorët mund të shihnin teknikën tokësore të viteve 1940.