Rusia dhe SHBA planifikojnë të përfundojnë në një kohë të afërt marrëveshje të reja tekniko-ushtarake, njoftoi sot Zëvendës drejtori i Shërbimit Federal për Bashkëpunimin Tekniko-Ushtarak të Federatës Ruse Viaçesllav Dzirkaln. Sipas fjalëve të tij, palët nuk do të kufizohen vetëm me tematikën e helikopterëve.

0Në maj Moska dhe Uashingtoni nënshkruan një kontratë të drejtpërdrejtë për furnizimin e 21 helikopterëve rusë të modelit Mi-17V5 ushtrisë afgane. 9 helikopterët e parë Kabuli do ti marrë deri në fund të këtij viti, kurse të tjerët në vitin 2012. Shuma e kontratës përbën rreth 300 milionë $.