Presidenti i Sirisë Bashar Al Assad lëshoi dekretin mbi futjen e sistemit shumëpartiak në vend. Në këtë mënyrë Kryetari i shtetit përmbushi një nga kërkesat kryesore të opozitës, e cila po përpiqet të arrijë realizimin e reformave politike, njofton Agjencia informative siriane SANA.

Me 24 korrik dekreti u miratua nga qeveria. Ai ndalon veprimtarinë e partive të bazuar në tipare fetare ose fisnore, përkatësi profesionale si dhe të atyre që kanë për qëllim diskriminimin racial dhe të tjera. Përveç kësaj, partitë nuk duhet të kenë forca të armatosura apo shërbime sekrete. Që nga viti 1963 monopoli politik në Siri është përqëndruar në duart e partisë BAAS.