Rusia ka nevojë për rritjen e pjesës së IT-produkteve në eksporte. Për këtë deklaroi në intervistën ekskluzive dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Kreu i cluster të teknologjive kompjuterike dhe informative të Qendrës së inovacioneve “Skolkovo” Aleksandër Turkot.   

Cluster i teknologjive të informcionit në “Skolkovo” po punon aktualisht në 15 drejtime kryesore, duke përfshirë edhe përpunimet për krijimin e teknologjive të reja të informacionit, për shembull, software për sferat bankare dhe financiare. Një vemendje e veçantë po i kushtohet projekteve për aplikimin e teknologjive të reja inovative në arsim dhe shëndetësi.

Në momentet aktuale cluster bashkon rreth 60 kompani, 10 prej të cilave tashmë janë miratuar nga Këshilli i Ekspertëve dhe kanë marrë lejen për zbatimin e projekteve të veta. Midis tyre ka edhe shumë përpunime, zhvillime shumë të dobishme komerciale, të cilat do të jenë jashtë mase të kërkuara sapo të përfundojnë studimet. Por ka dhe projekte afatgjata, të cilat vlerësohen si e ardhmja e shkencës në këtë sferë, thotë Aleksandër Turkot.

- Midis projekteve shumë interesante, që ndoshta nuk mund të gjejnë zbatim të menjëhershëm komercial, por me perspektiva jashtëzakonisht të mira dhe ekip të nivelit shumë të lartë profesional mund të përmendet krijimi nën përkujdesin tonë i Qendrës kuantike ruse. Kemi ne gjithashtu projekte mjaft interesante edhe në fushën e njohjes së figurave (modeleve) dhe fjalës si dhe projekte nga sfera e sigurisë kompjuterike.

Punës së suksesshme të cluster-it i shërben edhe bashkëpunimi me kompanitë e huaja. Rreth Fondit “Skolkovo” është formuar univesi i partneritetit global. Shumica e këtyre partnerëve janë të fushës së IT-teknologjive, për shembull, Intel, IBM, Cisco dhe Microsoft, vuri në dukje Aleksandër Turkot.

- Me ne bashkëpunojnë kompani nga SHBA, Gjermania, Izraeli. Kompanitë e mëdha hapin tek ne qendra kërkimoro-shkencore, të cilat mbështeten nga ana jonë. Një tjetër mënyrë pune është ajo, kur këto kompani të mëdha shprehen të gatshme të dalin në rolin e venture capitalist, ndër të tjera edhe si dhënëse grantesh për të mbështetur kompanitë ruse që punojnë në drejtime mjaft interesante.

0Projekti i fundit zhurmëmadh i cluster të IT-teknologjive për inkurajimin e firmave fillestare u bë konkursi “Kapitali i startit”. Në fazën finale të tij jurisë eksperte iu paraqitën për shqyrtim 8 projekte. Fituesi i konkursit do të marrë rreth 110 mijë $ për realizimin në jetë të ideve të veta.

Marina Vesnovskaja