Holdingu “Helikopterët e Rusisë” do të paraqesë në Sallonin Ndërkombëtar të Aviacionit, i cili do të hapet nga 16-21 gusht në qytetin Zhukovsk në periferitë e Moskës, disa modele të reja helikopterësh.

Midis risive, të cilat do ti demonstrohen për herë të parë publikut të gjerë janë helikopteri i lehtë shumëqëllimor Mi-34C1, helikopteri Ka-226T i pajisur me një modul të veçantë mjekësor, helikopteri më i fuqishëm në botë, përkatësisht vëllimit të ngarkesave që mund të transportojë, dhe që funksionon në çfarëdo kushte të motit Mi-26T2 si dhe helikopteri i ri i mesëm Mi-38 OP-2.

0Përveç kësaj, në ekspozitën “Helikopterët e Rusisë” do të demonstrohet teknika e prodhimit në seri e destinacionit ushtarak dhe civil: helikopterët universalë të modelit Mi-8/17, helikopteri i shpëtimit anti-zjarr Ka-32A11BC, helikopterët sulmues Mi-28N “Gjahtari i natës” («Ночной охотник»), Ka-52 “Alligator” si dhe shumë modele të tjera.