Shpërthimi ndodhi sot në periferitë e kryeqytetit të Kirgistanit - Bishkek, në territorin e tregut të madh të mallrave me shumicë “Dordoi”.

Për këtë njoftuan dëshmitarët okularë nga vendi i ngjarjes. Gjithkund të ze syri shtëllunga tymi të zi, por në treg nuk ka panik megjithatë. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit dhe bashkëpunëtorët e shërbimit të shpëtimit.

0Sipas versionit të dëshmitarëve okularë, shpërthimi mund të ketë ndodhur në magazinën e fishekzjarreve ose në fabrikën e prodhimit të rrëshirës, e cila ndodhet po në këtë rajon. Në kryeqytetin e Kirgistanit këto 3 ditët e fundit po bën një vapë e paparë. Temperatura arrin deri në + 40 gradë në hije.