Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore të Rusisë për çështjet ndërkombëtare Konstantin Kosaçov bën thirrje për rregullimin e situatës në Siri me mjete politike dhe del kundër ndërhyrjes së huaj në këtë vend.

Komuniteti botëror, Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të kufizohen me masa të ndikimit politik, - deklaroi ai në intervistën dhënë Agjencisë ITAR-TASS.

0Sipas mendimit të parlamentarit rus, situata në Siri nuk është aspak e qartë, e njëkuptimshme. E megjithatë përgjegjësia për atë që po ndodh atje bie, para së gjithash, mbi autoritetet siriane. “Udhëheqja e vendit është e detyruar të fillojë dialogun me shoqërinë. Kjo do tu privojë ekstremistëve mbështetjen popullore”, - nënvizoi ai.