Nga konsolidimi i përfaqësuesve të nacionaliteteve dhe feve të ndryshme varet e ardhmja e Rusisë, deklaroi Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin në takimin në Kisllovodsk me rininë e Kaukazit të Veriut.

Sipas mendimit të tij ndërtimi i shoqërisë multikulturore në Rusi do të jetë shumë më i lehtë se sa në Evropë, meqenëse historikisht Rusia ka evoluar si një vend multifetar dhe multietnik.

0Ne mund të jetojmë shumë më mirë në qoftë se do të bashkojmë përpjekjet për zhvillimin e vendit, të gjithë së bashku, sepse ne jemi bij të një nëne - Rusisë, theksoi Kryeministri Vladimir Putin.