Marinarët ushtarakë rusë dhe amerikanë duhet të shfrytëzojnë çdo mundësi për kontakte bilaterale dhe shkëmbim përvoje në garantimin e sigurisë në det dhe në ujërat bregdetare. Për këtë deklaroi Komandanti i fregatës “Carr” të Forcave Ushtarako-Detare të SHBA Patrick Kulakowski.

0Anija raketëmbajtëse amerikane hyri me një vizitë pune në portin më perëndimor rus Balltijsk, ku ndodhet baza kryesore ushtarako-detare e Flotës ruse të Balltikut. Komandanti i fregatës “Carr”, i cili aktualisht merret me zgjidhjen e detyrës së kundërshtimit të trafikimit të drogës, mendon se për flotën amerikane paraqet interes mjaft të madh përvoja e Flotës së Balltikut në operacionet kundër piraterisë.