Qytetarët rusë mbajnë një qëndrim shumë më të mirë ndaj vendeve të huaja të largëta, ndërsa ndaj fqinjëve të afërt - Gjeorgjisë, Lituanisë dhe Letonisë -   provojnë njëfarë ndjenje skepticizmi. Të tilla janë rezultatet e Qendrës së Hulumtimit të Opinionit Publik të Juri Levada. Sociologët anketuan rreth 1.600 persona në 45 rajone të Rusisë dhe rezultoi se shumica e respondentëve mendojnë: se vendi duhet të forcojë marrëdhëniet me përfitim të ndërsjelltë me Perëndimin.

Për 12 vjet numri i qytetarëve rusë që i përmbahen një pikëpamjeje të tillë u rrit nga 46% deri në 74%. Ndërsa marrëdhëniet me fqinjët e afërt të hapësirës post-sovjetike kanë përsuar plasaritje, bile çarje. Më armiqësore ndaj vendit tonë ata quajnë Gjeorgjinë (50% e respondentëve). Pas saj renditen Letonia (35%) dhe Lituania (34%). “Njerëzit kanë arsye me peshë për të menduar kështu”, - tha në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Drejtori i përgjithshëm i Qendrës “Për një politikë të jashtme të drejtë” Sergei Zacepillov:

- Arsyeja e parë është ajo, se banorët e vendeve të Perëndimit dhe Evropës Qendrore perceptohen si më dashamirës ndaj Rusisë se sa ish-bashkatdhetarët tanë në vendin e quajtur dikur Bashkimi Sovjetik apo po ata banorë të vendeve të Balltikut (Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë). Atje po krijohet një sfond negativ rreth popullsisë rusishtfolëse, të ashtuquajturëve jo-qytetarë, dhe evidentohen manifestime të neonazimit. Përsa i përket Gjeorgjisë, duhet thënë, se marrëdhëniet tradicionalisht miqësore me popullin gjeorgjian i minuan problemet serioze të lidhura me luftën 5-ditore midis Gjeorgjisë dhe Osetisë së Jugut në gusht të vitit 2008. Krijohet përshtypja se në vendet e huaja të largëta ka më shumë miq, më shumë pozitivitet për rusët se në vendet fqinje të afërta. “Qëndrimi pozitiv i njerëzve ndaj vendeve të huaja të largëta është rezultat i polikës shtetërore. Udhëheqja ruse është fokusuar në mënyrë aktive në kërkimin e dialogut me vendet e BE dhe SHBA”, - thotë Drejtuesi i Qendrës së analizimit të politikës ndërkombëtare të Institutit të globalizimit dhe lëvizjeve shoqërore Mihaill Naizhmakov. Dhe kjo politikë po jep tashmë frytet e veta pozitive.

0Anketimi demonstroi edhe qëndrimin, në përgjithësi, pozitiv të rusëve ndaj botës islamike. 62% e respondentëve shprehen në favor të forcimit të marrëdhënieve me përfitim të ndërsjelltë me të. Dhe vetëm 25% këmbëngulin në distancimin nga bota islamike. Analisti politik rus Mihaill Naizhmakov e shpjegon këtë tendencë me faktin se rusët vizitojnë në mënyrë mjaft aktive vendet turistike me popullsi myslimane - Turqinë, Egjiptin, Tunizinë dhe nuk kanë kurrfarë arsyesh të mos duan popullsinë e tyre mikpritëse. Përveç kësaj, shprehet me bindje të plotë analisti, shumica e rusëve të brezit të vjetër kujtojnë kohërat kur Bashkimi Sovjetik zgjeronte aktivisht lidhjet dhe gjente partnerë strategjikë në botën myslimane.

Marina Vollkova