Rusia në periudhën e viteve 2011-2012 do të eksportojë deri në 25 milionë ton drithëra. Një parashikim i tillë u shpreh nga Presidenti i Bashkimit të prodhuesve të drithërave të Rusisë Arkadi Zlloçevksi.

Një muaj më parë fermerët i patën vlerësuar në mënyrë më modeste mundësitë e eksportit - deri në 15 milionë ton drithëra.

0Rusia rifilloi eksportin e drithërave më 1 korrik, pas një pauze pothuajse 1 vjeçare. Ndalimi për eksportin e tyre u vendos në gusht të vitit 2010 prej humbjeve të mëdha (deri në 30%) për shkak të thatësirës. Sipas parashikimeve të Ministrisë së Bujqësisë të Federatës Ruse, këtë vit të korrat e drithërave do të përbëjnë 85-90 milionë ton.